Stefano Pioli beson se është bërë “një person më i mirë dhe një trajner më mirë” pas tragjedisë së Davide Astorit, por Fiorentina është ende duke e vuajtur humbjen e tij.
Astori ka vdekur në gjuhë më 4 mars të vitit 2018 në hotelin e skuadrës në Udine vetëm disa orë para ndeshjes së planifikuar në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte 31 vjeç dhe arsye për vdekjen e tij të papritur ende nuk është shpjeguar plotësisht.
“Djelmoshat dhe unë nuk jemi rikuperuar ende nga tragjedia sepse gjithçka sillej rreth Davides”, ka thënë Piolo për Sky Sports Italia.
“Megjithatë, pas gjithë asaj që ndodhi, kjo më bëri një person më të mirë dhe një trajner më të mirë”
Këtë vikend, Astori do të përkujtohet në të gjitha stadiumet në Serie A vetëm një vit pas vdekjes së tij./arbresh.info/
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...