KPP PRiPING nesër (e diel) do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës 2021, e cila do të mbahet për herë të parë në Qendrën Tregtare Galeria në Prizren.
Gjysmëfinalja mes KPP PRiPING dhe KVPP Prizreni do të fillojë në ora 12:00, e cila do të jetë e hapur për vizitorët e qendrës.
Sot KPP PRiPING shënoi dy fitore të rëndësishme për të kaluar në gjysmëfinale, duke mposhtur fillimisht KPP Shkolla Prizreni me rezultat 3:0 dhe në xhiron e dytë KPP Elting Dardania me rezultat 3 me 0.
Pas ndeshjes Kryetari i Klubit PRiPING Kastriot Orana u shpreh i lumtur me fitoret e xhiros se parë dhe të dytë dhe se janë të gatshëm për ndeshjen e gjysmëfinales.
“Kemi punuar mjaftë shumë kohëve të fundit për Kupën e Kosovës dhe plasmani në gjysmëfinale na ka shtuar motivin për këtë garë ekipore. Jemi shumë të gëzuar më fitoret e shënuara dhe synojmë të vazhdojmë më këtë ritëm në gjysmëfinale” tha Orana
Nesër në ora 11:00 do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale mes KPP Prishtina dhe KPP Lidhja e Prizrenit, ndërsa në ora 12:00 ndeshja KPP PRiPING kundër KVPP Prizreni.
Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet në ora 13:00./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...