Piers Morgan i ka kërkuar Arsenalit që të përpiqet të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon nëse superylli portugez largohet nga Manchester United këtë verë.
Personaliteti televiziv, i cili ka kritikuar vazhdimisht Mikel Artetën dhe vendimin e tij për të lejuar largimin e Pierre-Emerick Aubameyang në janar, dëshiron që Topçinjtë të lëvizin që portugezin të sjellë cilësinë e yjeve mes problemeve të tyre aktuale para portës.
Të rinjtë e strategut spanjoll kanë humbur tre ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe kanë shënuar vetëm një herë.
Dhe ish-prezantuesi i Good Morning Britain, Piers Morgan ka deklaruar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se ekipi i tij duhet të bëjë gjithçka që mundet për të nënshkruar me Ronaldon në afatin e ardhshëm të transferimeve.
“Arsenali duhet të nënshkruajë me Ronaldon këtë verë”, shkroi ai në Twitter për 7.9 milionë ndjekësit e tij. “Unë jam shumë serioz. Kjo do të zgjidhte problemin tonë të sulmuesit dhe do të më ndihmonte të largohesha nga Aubameyang. Unë tashmë e kam zgjedhur një fanellë (Ronaldo)”.
Nëse Arsenali mund të përballonte apo jo pagat e Ronaldos është një çështje tjetër. Ai është aktualisht fituesi më i lartë në Ligën Premier me një kontratë me mbi 500 mijë euro në javë. /Telegrafi/
Arsenal should sign Ronaldo this summer.
I’m deadly serious.
That would solve our striker problem and help me move on from Aubameyang.
I’ve already sorted @Cristiano a shirt. pic.twitter.com/noJsPMygN5— Piers Morgan (@piersmorgan) April 16, 2022
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...