Sulmuesi i AC Milanit, Krzysztof Piatek ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar rivalit Romës në afatin e janarit.
Piatek është i lidhur me largimin nga “San Siro” që nga koha kur sulmuesi Zlatan Ibrahimovic arriti marrëveshje me “Rosonerët”, transmeton portali arbresh.info.
Ka pasur raportime që Roma ka interesim për Piatek, pasi “Romakët” janë duke kërkuar sulmues që mund t’i ndihmojë Edin Dzekos.
Mirëpo, sulmuesi me prejardhje nga Polanda nuk dëshiron të transferohet në Romë.
24-vjeçari iu bashkua shtatë herë kampionit të Evropës në janar të vitit 2019 nga Genoa për 38 milionë euro./arbresh.info.
Rezultatet fillestare i japin epërsi të lehtë presidentes pr...
Shawn Mendes ndalon koncertin për të nderuar këngëtarin e nd...
Shpërthime të fuqishme në Bejrut, Izraeli shënjestron degët ...
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...