Google ADS

Piatek i shënon Juves, Milani në epërsi

18:47 | 6 Prill 2019
Arbresh Info

AC Milani ka kaluar në epërsi në derbin pasditen e sotme (e shtunë) në Serie A kundër Juventusit.

“Rossonerët” janë duke udhëhequr me rezultat 0 me 1 në takimin si mysafirë në Allianz kundër “Zonjës së Vjetër, shkruan portali arbresh.info.

Golashënuesi më i mirë gjatë këtij sezoni te Milani, Krzysztof Piatek ka gjetur rrjetën edhe te kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit italian.

Goli erdhi pas një presioni të madh nga Tiemoue Bakayoko që ishte edhe asistues në golin nga sulmuesi polak.

Takimi ndërmjet dy gjigantëve është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A./arbresh.info/ 


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu golin)

https://streamja.com/zmrq

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme