Krzysztof Piatek po vazhdon me formën e mirë edhe te Milani, polaku ka shënuar edhe golin e katër në tre ndeshjet për kuqezinjtë.
Ish-sulmuesi i Genoas tha se qëllimi është të shënojë gola në çdo ndeshje dhe se ndihet mirë të klubi nga San Siro.
“Natyrisht që futbolli polak nuk është i vështirë si në Serie A, por Genoa është në të njëjtën ligë si Milani”.
“Kam shënuar gola atje gjatë gjithë kohës, pra vetëm duhet të vazhdojë të jem i fokusuar. Ndihem shumë mirë këtu, dua të shënoj në çdo ndeshje, do të shohim”, ka thënë Piatek për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.
23-vjeçari iu bashkua Milanit në janar nga Genoa për 35 milionë euro, ndërsa nënshkroi kontratë deri në qershorin e vitit 2023.
Paraprakisht te klubi nga Luigi Ferraris shënoi 13 gola në 19 ndeshje në Serie A.
Rossoblu e blen atë nga klubi polak Cracovia për vetëm katër milionë euro në verën e 2018.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...