Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho ka zgjedhur për të veshur fanellën me numër 7 te Barcelona.
Gjiganti katalunas beson në transferimin e Coutinhos nga Liverpoolit pavarësisht se “Redsat” insistojnë të mos e shesin atë, transmeton portali arbresh.info. Mësohet se shuma prej 130 milionë funta do të jetë e mjaftueshme për Barcelonën në mënyrë për të siguruar yllin e Liverpoolit që tashmë ka njoftuar klubin se nuk dëshiron të luaj më në Anfield.
Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që 25-vjeçari ka zgjedhur fanellën me numër 7 te klubi në Camp Nou të cilën aktualisht e bartë Arda Turan.
Reprezentuesi i Turqisë, Arda Turan ka pasur vështirësi për të gjetur vetën në Barcelonë qysh pas transferimit nga Atletico në muajin janar të 2015-ës.
AC Milani është njëri nga klubet e interesuara në transferimin e tij, ndërkohë që Barcelona dëshiron të krijojë fondet për të siguruar marrëveshjen me Coutinhon./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...