Mesfushori ofansiv i Barcelonës, Philippe Coutinho është afër për tu rikthyer në Premierë Ligë, mirëpo preferon kalimin te Chelsea para Liverpool.
Braziliani kaloi shumë formë të mirë në “Anfield” para se të transferohej te Barcelona, skuadër e cila është duke u munduar ta shesë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Don Balon, Coutinho është duke konsideruar rikthimin te Liverpool, por Klopp është më shumë i interesuar për yllin e Wolves, Adama Traore.
Për këtë shkak, Coutinho preferon t’i bashkohet skuadrës së Frank Lampard, aty ku do jetë menjëherë në formacionin e parë.
Thuhet se Coutinho mund të largohet nga “Camp Nou” nëse paguhet vlera e 70 milionë eurove.
27-vjeçari nga ana tjetër shpreson që sa më shpejtë të rikthehet në kampionatin anglez që të gjejë përsëri formën e duhur./arbresh.info.
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban