Philippe Coutinho është rikthyer në stërvitje te Liverpooli pas ndeshjeve me skuadrën kombëtare dhe ylli i Brazilit dukej në disponim të mirë derisa po largohej nga Melwood këtë pasdite.
Coutinho ka qenë subjekt i një numri të madh spekulimesh këtë verë pasi Barcelona kërkonte transferimin e tij si një zëvendësues të Neymarit, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli arriti të mbajë në klub futbollistin e tyre pavarësisht ofertës prej 183 milionë funta që ishte shtruar në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Mesfushori është rikthyer tani në stërvitje, ku përpiqej për tu riintegruar me të gjithë skuadrën.
25-vjeçari është parë duke qeshur me bashkëlojtarët gjatë seancës së tij të parë stërvitore.
Coutinho ka përshëndetur madje fotografët me një gjest si reperi i famshëm Drake në këngën e tij ‘Hotline Bling’ derisa po largohej për në shtëpi./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend