Philippe Coutinho besohet se është kundër idesë që t’i bashkohet sulmuesit Lionel Messi në Barcelonë.
Ylli i Liverpoolit ka qenë që një kohë të gjatë shënjestër e gjigantit katalunas dhe bashkëlojtarit të tij te skuadra kombëtare në Brazil, sulmuesit Neymar, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi brazilian vendosi për të ardhmen e tij gjatë muajit janar duke vënë lapsin në një kontratë të re te klubi në ‘Anfield’.
“Kam një kontratë të gjatë me Liverpoolin. Spekulimet janë vetëm për gazetarët”, kishte thënë Coutinho duke hedhur poshtë gjithashtu raportet rreth ndonjë largimi të mundshëm.
Lexo edhe: Barcelona reagon pas dënimit të Lionel Messit me 21 muaj burg
Barcelona është duke kërkuar transferimin e top yjeve botëror gjatë merkatos verore pas dështimeve në verën e kaluar. Me arritjen e Ernesto Valverdes në ‘Nou Camp’ si zëvendësues i Luis Enriques, ata kanë në plan rinovimin e plotë të klubit.
Por, Real Madridi është aktualisht një forcë dominuese në Spanjë dhe në Evropë së fundmi gjithashtu, kështu që Barcelona është duke dështuar me përpjekjet e saj për të siguruar transferimin e superyjeve në botë, veçanërisht pas planit të tyre për të emëruar si trajner Valverden, i cili nuk ka eksperiencë në menaxhim te niveli i lartë.
Si rezultat i kësaj, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon se Barcelona do të humbas Coutinhon pavarësisht se qëndron lartë në agjendën e tyre./arbresh.info
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...