Google ADS

Philippe Coutinho në Barcelonë, çështje ditësh

15:19 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve në Spanjë, Barcelona është e gatshme të shpenzojë 150 milionë euro për të nënshkruar në janar me mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon.

Gazeta ‘Sport’ pretendon që gjiganti në La Liga ka pranuar se ata duhet t’i afrohen shumës së Ousmane Dembeles në mënyrë për të siguruar shërbimet e mesfushorit kreativ të talentuar, transmeton portali arbresh.info.

Coutinho është kërkuar për transferim në Camp Nou verën e kaluar, por Liverpooli refuzoi tri oferta të mëdha nga Barcelona, e fundit prej tyre ishte me vlerë prej 119 milionë funta. Megjithatë, rezistenca e klubit në Anfield tani është hedhur poshtë nga kampionët spanjoll, të cilët qëndrojnë të vendosur për të shtuar ish yllin e Interit në skuadrën e tyre.

Bazuar në gazetën e lartpërmendur, agjenti që reprezenton Coutinhon së fundmi është takuar me Barcelonën për të pranuar kushtet personale dhe plani ka “goditur” Liverpoolin.

Gazeta e famshme pretendon gjithashtu se klubi është i gatshëm të paguaj shumën prej 150 milionë euro dhe se transferimi i 25-vjeçarit është çështje ditësh.

Coutinho shtroi një kërkesë për transferim gjatë merkatos verore dhe besohet që ai vazhdon të jetë i interesuar për transferim në Spanjë./arbresh.info/

Ballina e gazetës ‘Sport’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme