Google ADS

Philippe Coutinho këtë javë i bashkohet Barcelonës

10:44 | 3 Janar 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho është afër transferimit te Barcelona dhe marrëveshja mund të finalizohet këtë javë.

Ballinat e gazetave katalunase sportive të së mërkurës janë të dominuara nga mesfushori brazilian, i cili raportohet se i ka thënë Liverpoolit se nuk dëshiron të luaj për ata sërish, transmeton portali arbresh.info.

Ish lojtari i Interit nuk ishte pjesë e ndeshjes së fituar kundër Burnleyt në ditën e Vitit të Ri duke ngjallur thashetheme se largimi nga Anfield ishte afër.

‘Diario Sport’ raporton se ai është “shumë, shumë, shumë afër” transferimit te gjiganti katalunas, ndërkohë që ‘El Mundo Deportivo’ shkruan se zyrtarët e Barcelonës aktualisht janë në Angli për të negociuar një marrëveshje.

Raportet sugjerojnë që lideri i ligës spanjolle do të paguaj 150 milionë euro për reprezentuesin e Brazilit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme