Phil Foden ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” nga Asociacioni i Lojtarëve Profesionist (PFA) në Angli, një arritje e rëndësishme që vjen pas një sezoni të shkëlqyer për të dhe për Manchester City-n.
Sezonin e kaluar, Foden ka qenë një element kyç në suksesin e Manchester City-t, duke kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në rrugën e ekipit drejt fitimit të titullit kampion të Premier League, transmeton Arbresh.info
Me 19 gola dhe 8 asistime në 35 ndeshje, ai ka ndihmuar në përforcimin e sulmit të City-t.
Performanca e tij e shkëlqyer dhe ndikimi në lojën e ekipit kanë bërë që ai të dalë në pah si një nga lojtarët më të mirë të sezonit.
Foden është pjesë e Manchester City-t që nga korriku i vitit 2017, kur ai bëri debutimin e tij në Premier League
Që nga ajo kohë, ai ka zhvilluar një karrierë të shkëlqyeshme me “Qytetarët”, duke fituar një sërë trofesh dhe duke u bërë një lojtar kyç për ekipin.
Gjatë periudhës së tij me City-n, ai ka kontribuar në fitimin e gjithsej 16 trofeve, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe një Champions League. /Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...