Ylli i Manchester Cityt Phil Foden është zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.
Me 17 gola dhe tetë asistime, anglezi ishte sensacional te “Citiziens”, që mbesin favoriti kryesor për ta mbrojtur titullin për të katërtin vit radhazi.
23-vjeçari për faqen zyrtare deklaroi se është jashtëzakonisht i lumtur që e fitoi këtë çmim të rëndësishëm.
“Ta fitojë këtë çmim është në arritje, për të cilën jam jashtëzakonisht krenar”.
“Në përgjithësi, jam shumë i lumtur me mënyrën si kam luajtur këtë sezon dhe që kam qenë në gjendje të kontribuojë me gola dhe asistime në këtë sezon”.
“Dua të falënderoj stafin e Cityt, trajnerët dhe sidomos bashkëlojtarët sepse pa ta asgjë s’do të ishte e mundur”.
“Dua gjithashtu të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua, vlen shumë”, deklaroi ai.
Ky është sezoni i pestë radhazi që çmimin e lojtarit më të mirë e fiton një lojtar i Man Cityt, me Kevin de Bruyne (2019/20, 2021/22), Ruben Dias (2020/21) dhe Erling Haaland (2022/23)./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...