Pezullohet tenderi për rinovimin e stadiumit të Gjilanit

19:52 | 18 Mars 2025
K.B

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka pezulluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit dhe rinovimit të Stadiumit të Gjilanit.

Kjo gjë ndodhi pak ditë pasi u shpall kompania fituese me ofertën mbi 12.7 milionë eurosh.

Ky vendim erdhi si rezultat i disa kërkesave për rishqyrtim të paraqitura nga operatorë ekonomikë të pakënaqur me procesin e tenderimit.

Sipas Zyrës së Prokurimit të MKRS-së, pezullimi ka ndodhur në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i cili parashikon ndalimin e mëtejmë të aktiviteteve të prokurimit në raste kur ka ankesa nga operatorët pjesëmarrës në garë.

MKRS-ja tutje tregon që autoritetet do të informojnë palët e interesuara për çdo vendim të ardhshëm.

Procesi mund të vazhdojë nëse ankesat refuzohen por mund të ketë rishpallje të tenderit ose ndryshime në kushtet e kontratës nëse haset në parregullsi.

“Në një stadium si ky, pa plotësimin e asnjë kushti, nuk do të zhvillohet më një derbi i këtij niveli”, kishte thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në nëntor të vitit 2021, pasi kishte përcjellë derbin lokal midis Gjilanit dhe Dritës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm