Tenisti spanjoll Enrique Lopez Perez, i 154-ti në botë, është pezulluar për tetë vjet nga të gjitha aktivitetet sportive, për shkak të kurdisjes së ndeshjeve.
Ai është shpallur fajtor për kurdisjen e ndeshjeve të tenisit dhe i është ndaluar ushtrimi i profesionist për gati një dekadë, raporton Gazeta Express.
Por, ai nuk ka shpëtuar vetëm me kaq, sepse është gjobitur edhe 20 mijë euro.
Sipas “Tennis Integrity Unit”, Lopez Perez ka thyer rregullat e programit anti-korrupsion tri herë në turnetë e zhvilluar në vitin 2017.
Ndërkohë, ndaj tij ekzistojnë edhe dy akuza të tjera, ende të pavërtetuara.
Suspendimi i Lopez Perez ka nisur që nga dhjetori i viti 2019, kur dhe u pezullua në atë kohë./ARBRESH.INFO/
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...