Një atlet i dytë xhudoje është pezulluar nga Lojrat Olimpike të Tokios para përballjes me izraelitin Tohar Butbul.
Pas algjerianit Fethi Nourine, edhe xhudisti nga Sudani, Muhamed Abdalrasool u peshua për kategorinë 73-kilogramë të përballjes, por nuk u paraqit dje në ndeshjen kundër Butbul për raundin e 32-të.
Fondacioni Ndërkombëtar i Xhudos nuk komentoi mbi arsyet e refuzimit të përballjes Abdalrasool dhe as zyrtarët e skuadrës së Sudanit.
Ndersa algeriani Fethi Nourine u pezullua në fundjavë nga Lojrat Olimpike të Tokios, pas tërheqjes kur mësoi se kundërshtari i tij do të ishte Butbul.
“Kemi punuar shumë për të arritur në Lojrat Olimpike, por kauza e Palestinës është shumë më e madhe se kjo,” kishte komentuar Nourine pas vendimit.
Trajneri i tij Amar Benikhlef gjithashtu foli për mediat algjeriane: “Nuk patën fat me shortin. Na ra të ndesheshim me një kundërshtar izraelit prandaj u detyruam të tërhiqeshim. Morëm vendimin e drejtë.”
Federata e xhudos njoftoi se Nourine dhe trajneri i tij ishin pezulluar në pritje të hetimit të cështjes.
Nourine është tërhequr dhe nga kampionati i xhudos në 2019 kur shorti i ra përsëri të ndeshej me Butbul. /TCH/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet