Legjenda e Chelsea-s, Petr Cech ka thënë se ish sulmuesi i Manchester United,Wayne Rooney është kundërshtari më i vështirë, me të cilin është përballur.
Cech luajti kundër disa sulmuesve më të mirë në histori të kampionatit anglez si Thierry Henry, Sergio Aguero ose Luis Suarez, por prapë mendon se anglezi ishte më i vështiri, transmeton portali arbresh.info.
Cech ka thënë se Rooney ishte i paparashikueshëm dhe shumë i mençur, andaj gjithmonë i është dashur të jetë i gatshëm.
“Çdo herë që luajtëm kundër United, unë duhet të sigurohesha, isha në dijeni sa herë që kishte topin sepse ishte i paparashikueshëm dhe shumë i mençur”.
“Është djalë i cili mund të luftojë, vrapojë, i cili është i mençur me gjuajtjet”.
“Ai mund të shënonte nga gjysma, mund të provonte edhe parabullën nëse ishte shumë larg. Ishte sfida të cilën e shijoja”, tha Cech.
Cech ia ka dal mjaftë mirë kundër Rooney, ngase ky i fundit nuk arriti të shënojë më shumë se 10 gola gjatë tërë karrierës./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...