Google ADS

Petr Cech reagon ndaj spekulimeve për largim nga Arsenali

21:13 | 25 Korrik 2018
Arbresh Info

Portieri i Arsenalit, Petr Cech ka theksuar se është i gatshëm për të luftuar për pozitën me numër 1 pavarësisht arritjes së Bernd Lenos këtë verë.

33-vjeçari është përfolur për një largim të mundshëm së fundmi nga klubi në Emirates dhe raporte të ndryshme sugjerojnë që “Topçinjtë” janë në kërkim të transferimit të Yann Sommer nga Borussia Monchengladbachit, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht kësaj, Cech ka sqaruar se ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale dhe se dëshiron të luftoj për pozitën e gjatë për aq kohë sa vazhdon të jetë pjesë e klubit në veri të Londrës.

“Kam edhe një vit tjetër në kontratë dhe klubi është duke llogaritur në mua, deri tani. Pozita ime është e njëjtë, unë jam këtu, jam i fokusuar në punën time dhe do të përpiqem për të qenë bartësi i fanellës me numër 1 në linjën startuese. Kjo është puna ime dhe çfarë vjen më pas, le të vije”, citohet të ketë thënë Cech për ‘The Mail’.

Gjatë ditëve të fundit, Cech është përfolur për një rikthim të mundshëm te Chelsea për shkak se thuhet se ata do të ndajnë rrugët me portierin Thibaut Courtois.

Nga ana tjetër, Roma është gjithashtu e interesuar në portierin veteran derisa vazhdojnë përpjekjet për të gjetur zëvendësuesin e Alisson Becker, i cili së fundmi u shit te Liverpooli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme