Petr Cech bëri një gabim trashanik mbrëmjen e së martës duke i dhënë Swanseas golin e dytë të ndeshjes dhe epërsinë nga e cila ata nuk hoqën dorë.
Tani, portieri i Arsenalit i ka dërguar një mesazh tifozëve përmes një postimi në rrjetin social Twitter duke iu kërkuar të gjithëve falje për atë që ndodhi të martën, transmeton portali arbresh.info.
Kur Jose Mourinho vendosi që Thibaut Courtois do të ishte portieri numër 1 i Chelseas duke lejuar transferimin e Petr Cech në Arsenal, “Topçinjtë” ishin të kënaqur për marrëveshjen e arritur dhe biznesin e bërë nga klubi.
Cech mendohej madje si ka shpëtuar 15 pikë Arsenalit në sezonin e tij debutues te skuadra e trajnerit Arsene Wenger, madje ai kishte mbajtur portën e pastër në ndeshjen në Community Shield kundër klubit të tij të vjetër. Megjithatë, edhe pse gjërat nuk kanë shkuar gjithë në formë të tmerrshme, ai nuk e ka shfaqur formën e tij që e bëri atë të vlerësohet njëri nga portierët më të mirë në Premierë Ligë gjatë epokës së tij në Stamfrod Bridge.
“Edhe pse gabimet janë pjesë e ndeshjes, unë gjithmonë pres të jap 100 për qind nga vetvetja dhe nuk jam i lumtur me atë që bëra dje… Nesër do t’i rikthehem punës”, ka shkruar Cech në llogarinë e tij në Twitter.
Arsenali është mposhtur me rezultat 3 me 1 nga Swansea duke u turpëruar Liberty./arbresh.info/
https://twitter.com/PetrCech/status/958464184504799232
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...