Google ADS

Petkoviq mban diskutime sy me sy me Xhakën dhe Shaqirin për festën me shqiponjë

20:05 | 24 Qershor 2018
Arbresh.info

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka hapur hetim disiplinor ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit për festën e tyre te golat e shënuara në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Përfaqësuesja e Zvicrës të premten mbrëma ka shënuar një nga fitoret më emocionuese në histori të ekipit të tyre kombëtar, duke e mposhtur Serbinë me përmbysje me rezultat 2:1.

Me këtë fitore, ZviCra është bërë ekipi i parë në botërorin e Rusisë që arrin të përmbysë rezultatin.

Golat për Zvicrën i shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, madje ky i fundit shënoi në minutën e 90’, dhe të dy festuan me simbolin e krenarisë së shqiptarëve, shqiponjën.

FIFA një ditë më parë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Xhakës dhe Shaqirit, dhe gjatë ditës së hënë pritet të marrë një vendim përfundimtar.

Rreth festës së tyre, Xhaka dhe Shaqiri së fundi kanë diskutuar edhe me trajnerin Vladimir Petkoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme