Trajneri i Uellsit, Rob Page, në prag të debutimit kundër Zvicrës e pranoi se kundërshtarët helvetë janë shumë të fortë, ndërsa Italia favoritja e Grupit A.
“Nesër do të përballemi me një ekip shumë sulmues si Zvicra. Kuptohet, Italia është ndoshta favoritja e grupit. Ne duhet të tregojmë respekt ndaj kundërshtarëve, por gjithashtu po i afrohemi sfidës në formë të mirë. Skuadrat do të na respektojnë për këtë. Kemi treguar në të kaluarën që mund të luajmë 3-4-3. Kam dy sulmues të deklaruar dhe një numër 9 fals. Gjithashtu mund të luajmë me një mbrojtje me katër. E kam pasur në mendje formacionin prej disa javësh.”
Respekt për kundërshtarët e radhës, por pa harruar ambiciet e Zvicrës, e cila “synon gjithnjë e më lart”. Në prag të debutimit europian, në Baku, kundër Uellsit, trajneri Vladimir Petkovic nuk i nënvlerëson Bale me shokët e tij.
“Uellsi është një ekip që sigurisht meriton respekt. Ata janë një ekip që arriti në gjysmëfinale pesë vjet më parë. Ne do të duhet të japim 120%, pa frikë. Çdo ndeshje duhet të jetë një trampolinë drejt sfidës tjetër, sepse ne duam të përmirësohemi gjithnjë e më shumë.”/tch/
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...