Pse u largua Granit Xhaka, ai ishte lojtari më i mirë në fushë? Vladimir Petkovic nuk ka pasur zgjidhje tjetër.
Zvicra ishte duke udhëhequr me rezultat 3 me 0 deri në minutën e 84′ kur Danimarka shënoi tri gola brenda nëntë minutave duke siguruar një pikë nga takimi i dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.
Me largimin e Granit Xhakës, i cili realizoi një supergol nga distanca gjatë pjesës së dytë, Zvicra humbi plotësisht kontrollin e ndeshjes por trajneri Vladimir Petkovic thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër.
“Ai më dha sinjal mua dhjetë minuta më herët para zëvendësimit se ka një problem muskulor”, ka thënë Petkovic në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Ai nuk mund të ecte më. Ne nuk mund të prisnim më shumë, por asgjë nuk funksionoi më pas dhe papritmas nuk kishte mbetur asgjë në lojën e Zvicrës”, përfundoi ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...