Vladimir Petkovic dëshiron të largohet nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar të Zvicrës, vetëm pak muaj pas si e udhëzoi kombëtaren helvetike drejt ecurisë më të mirë në një turne të madh në Euro 2020.
Trajneri 57-vjeçar e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Zvicrës se dëshiron ta ndërpretë marrëveshjen me bashkëpunimin me të.
Ai ka marrëveshje me Zvicrën deri më 31 dhjetor të vitit 2022.
Arsyeja e kërkesës së tij për largim, sipas gazetës së përditshme zviceran Blick, është synimi për ta vazhduar karrierën në nivel klubi.
Blick raporton se Petkovic ka arritur marrëveshje trivjeçare me klubin francez Bordeaux tashmë.
Trajneri boshnjak është pjesë e Zvicrës që shtatë vjet dhe në Euro 2020 këtë verë e korri suksesin më të madh me Zvicrën, duke e dërguar atë në çerekfinale të një turne të madh për herë të parë në historinë e kombëtares, po ashtu falë shkëlqimin të dyshes shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Vinicio Fioranelli, një mik dhe menaxher i Petkovicit për shumë vite, ka konfirmuar për Blick: “Po, është e vërtetë që Vladimir Petkovic ka kërkuar të largohet”.
Petkovic kishte lënë buzë largimit nga Zvicra edhe para Euro 2020, sipas Blick, por bisedimet me Fenerbahce, Zenit St. Petersburg apo Rusinë kishin dështuar. /GE/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek