Ish mesfushori i Barcelonës, Emmanuel Petit, beson se ditët e Lionel Messit në më të mirën e lojës së tij janë të numëruara, dhe se një transferim te Manchester City ose Manchester United nuk do të kishte kuptim.
Ylli argjentinas është bërë pjesë e spekulimeve për një largim nga Barcelona pas zënkës me Eric Abidal.
Shumë skuadra janë shfaqur si alternativa të mundshme për të ardhmen e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, përfshirë edhe ato të Premierligës.
“Sinqerisht, mendoj se ai nuk është i përshtatshëm për intensitetin e Anglisë”, ka deklaruar Petit, përcjell lajmi.net.
“Ai nuk do që të mbyllet dhe të luftohet. Në Spanjë, ai mbrohet”.
“Do të ishte një kënaqësi për tifozët anglezë ta shihnin atë, por unë nuk e kuptoj pse një klub si Manchester City, për shembull, do të lëvizte për Messin, 32 apo 33 vjeçar”.
“Nëse City do të donte ta blinte, ata duhet të ishin përpjekur para disa vitesh”.
“Messi nuk është Cristiano Ronaldo. Fizikisht, ai nuk është i njëjti. Ronaldo është një përbindësh, por, në moshën 32 vjeçare, Messi ka vetëm një ose dy vite për të luajtur në nivelin më të lartë”.
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj