Arsenali është befasuar në udhëtim mbrëmjen e së shtunës te Watfordi.
Gjiganti anglez është mposhtur për herë të parë që nga viti 1987 në stadiumin Vicarage Road nga Watfordi në ndeshjen e xhiros së tetë në kuadër të Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.
Watfordi, i cili ka nisur në formë të shkëlqyer sezonin e ri, siguroi tre pikë duke përmbysur rezultatin vonë ndaj skuadrës së trajnerit Arsene Wenger.
“Topçinjtë” kaluan të parët në eprësi duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 39′. Mbrojtësi shtatlartë Per Mertesacker realizoi me kokë pas asistimit të mrekullueshmen nga Granit Xhaka përmes rivënies nga këndi.
Sidoqoftë, nikoqirët u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë duke realizuar fillimisht përmes penaltisë në minutën e 71′ me anë të Deeneyt dhe më pas gjatë minutave shtesë përmes Cleveryet për të siguruar tri pikë plota.
Watfordi tani gjenden në pozitën e katërt me 15 pikë, dy më shumë se Arsenali në pozitën e gjashtë me 13 pikë./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...