Peshëngritësja franceze Gaelle Nayo Ketshanke ka pësuar thyerje të shumëfishta në dorën e saj derisa ishte duke u përpjekur për të ngritur 110 kilogram në Kampionatin Evropian në Batumi të Gjeorgjisë.
31-vjeçarja, e cila ishte duke garuar në kategorinë për 76 kilogram të femrave, ishte duke ngritur pesha kur dora e saj e majtë papritmas u thye duke e lënë atë në një gjendje tronditëse, transmeton portali arbresh.info.
https://www.instagram.com/p/BwJawI0ASF0/?utm_source=ig_embed
Përpjekja e saj, e transmetuar drejtpërsëdrejti, përfundoi keq duke shfaqur bërrylin e saj të dredhuar derisa atletja kishte probleme për të kthyer peshën në dyshime.
Atletja ishte duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha kur trajnerët dhe anëtarët e stafit mjekësor vrapuan për t’i ndihmuar asaj.
Ketshanke është dërguar në spitalin lokal dhe ekzaminimet e kryera kanë shfaqur se ajo ka pësuar thyerje të shumëfishta./arbresh.info/
(Momentin e rëndë mund ta shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu)
Kujdes: Pamjet janë të rënda
https://twitter.com/SamuHernando/status/1116389639030562817
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin