Pesë vjet nga pranimi i Kosovës në FIFA

09:14 | 13 Maj 2021
Përparim Bublaku

Sot mbushen pesë vjet qëkur Federata e Futbollit të Kosovës u bë pjesë e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota ‘pro’ dhe duke u bërë kështu anëtarja më e re e saj. Pas pranimit në FIFA, përfaqësuesja e Kosovës nisi ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve dhe në kualifikimet për evropianin 2020, ku deri më tash nuk ka pësuar asnjë humbje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme