Raphal Varane është vetëm pak orë larg prezantimit si lojtar i Manchester United.
Mbrojtësi po largohet nga Real Madridi, pasi nuk arriti marrëveshje për rinovim të kontratës.
Sipas asaj që raporton Marca, francezi tashmë ka arritur marrëveshje me Djajtë e Kuq për të kaluar në Ligën Premier.
Pesë vite kontratë dhe një pagë rreth dhjetë milionë euro në sezon, është marrëveshja e Unitedit me Varanen.
Real Madridi thuhet se i ka bërë sërish ofertë francezit për të rinovuar kontratën, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje.
Kështu, Varane është rrugës për t’u bërë lojtar i Unitedit në një shumë të transferimit mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League