Pesë transferimet më të shtrenjta nga Premierliga në këtë merkato

20:13 | 8 Gusht 2019
A. B.

Sot në ora 18:00 është mbyllur merkatoja në futbollin anglez.

Skuadrat e Premierligës nuk do të kenë të drejtë të transferojnë lojtarë, por lojtarët mund të ikin nga Anglia në drejtime të tjera.

Gjithsesi, kjo merkato ishte mjaft interesante në Angli, me skuadrat si Tottenham e Arsenal, por edhe Man City që u përforcuan mjaft për edicionin e ri.

Rekordi i transferimeve për këtë afat kalimtar është vendosur nga Man United, të cilët transferuan Harry Maguire për 80 milionë funte.

Transferimi i pestë më i shtrenjtë ishte ai nga Tottenham Hotspur, me Tanguy Ndombele për 54 milionë funte.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesë transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar në Premieligë.

Maguire – 80 milionë funte – Leicester -> Man Utd
Pepe – 72 milionë funte – Lille -> Arsenal
Rodri – 63 milionë funte – Atletico -> Man City
Cancelo – 58 milionë funte – Juventus -> Man City
Ndombele – 52 milionë funte – Lyon -> Tottenham

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme