Barcelona mund të realizojë një transferim të lirë në këto ditë, për të zëvendësuar Ansu Fatin e lënduar që do të mungojë deri në pesë muaj.
Skuadra katalunase e di se duhet të gjejë një lojtar që mund t’i ndihmojë ata në fazën ofanzive, pas lëndimit të 18-vjeçarit.
Ansu Fati pritet të mungojë në 30 ndeshje te Blaugranasit për shkak të lëndimit në gju dhe klubi ka në listë pesë lojtarë që mund t’i transferojë si të lirë.
Daniele Sturrigde, Jack Wilshere, Mario Mandzukic, Shinji Kagawa dhe Alexandre Pato, janë pesë lojtarë që mund të kalojnë si të lirë te Barcelona.
Pesë lojtarët po kërkojnë klub të ri dhe një mundësi si Barcelona do të ishte kalim ëndrrash në këtë kohë.
Lojtarët kanë kaluar nëpër disa kriza në këto vitet e fundit, shkaku që forma e tyre ka qenë në rënie, mirëpo motivi për një kalim te katalunasit do të mund t’i këndellte.
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...