Chelsea do të intervistojë të paktën pesë kandidatë që mund të zëvendësojnë ish-trajnerin, Graham Potter.
Chelsea shkarkoi Graham Potter të dielën vetëm gjashtë muaj pas mbërritjes së tij në klub.
Ish-trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann u konsiderua si favoriti i hershëm për të zënë vendin e tij, por tani The Telegraph raporton se klubi do të intervistonte deri në pesë kandidatë përpara se të vendoste për menaxherin e ardhshëm të klubit, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportit, pronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali ia kanë deleguar punën për gjetjen e trajnerit të ardhshëm të Chelseat drejtorëve sportiv, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley.
Dyshja do të intervistojë ish-trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, Luis Enrique dhe trajnerin e Napolit, Luciano Spalletti, së bashku me dy kandidatë të tjerë.
Pas ndarjes me Thomas Tuchel në shtator të vitit të kaluar, Chelsea intervistoi vetëm dy menaxherë, Potter dhe Pochettino përpara se të vendoste për të parin.
Por thuhet se klubi nuk do të bëjë të njëjtin gabim duke nxituar në ndonjë vendim dhe më tepër do të marrë kohën e tij, pavarësisht se klubi do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.
Aktualisht pa trajner, Chelsea do të përballet me Liverpoolin në një ndeshje të rëndësishme në Premier League më 4 prill./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës