Pesë skuadrat që kanë humbur më së shumti finale të Ligës së Kampionëve

15:03 | 21 Korrik 2020
Arbresh Info

Liga e Kampionëve siç dihet është gara me prestigjioze në botë.

Të gjitha skuadrat më të mira nga Evropa synojnë të fitojnë trofeun, mirëpo të gjitha nuk ia arrijnë, transmeton portali arbresh.info.

Këto janë pesë skuadrat që kanë humbur më së shumti finale të Ligës së Kampionëve:

5.Atletico Madrid – tri herë

Atletico Madrid është një ndër skuadrat më të mira në botë, mirëpo i kanë humbur tri finale të Ligës së Kampionëve.

Në vitin 1974 humben ndaj Bayern Munich, kurse në vitin 2014 dhe 2016 u mposhtën nga rivali lokal, Real Madrid.

4.AC Milan – katër herë

AC Milan është skuadra e dytë më e suksesshme në histori të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, në katër finale nuk arritën të fitojnë, humbja më e vështirë ishte ndaj Liverpool në vitin 2005, të cilët përmbysen rezultatin nga 0 – 3 dhe i mposhtën në penallti.

Humbjet e mëhershme ishin në vitet 1958, 1993 dhe 1995 ndaj Real Madrid, Marseille dhe Ajax.

3.Bayern Munich – pesë herë

Bayern është një ndër skuadrat që kanë më se paku në Ligën e Kampionëve.

Në vitin 1982 u mposhtën nga Aston Villa, pastaj humbën dy finale brenda tri viteve, një në vitin 2010 ndaj Inter Milan, kurse të fundit ndaj Chelsea-s.

2.SL Benfica – pesë herë

Benfica është para Bayern-it shkaku që ka ma pak tituj të fituar.

Në vitet e 60-ta humbën në tri finale, pastaj në vitin 1988 u mposhtën nga PSV dhe në 1990 nga AC Milan-i.

1.Juventus – shtatë herë

Pavarësisht që Juventus-i ka dominuar Seria A në dekadën e fundit, këtë sukses nuk e ka pasur në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë humbur shtatë finale, ndërsa ka fituar vetëm dy në vitet 1985 dhe 1996./arbresh.info.

Të ngjashme