Pesë skuadra kosovare të hendbollit e kanë konfirmuar paraqitjen në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm, 2020\2021. Afati i fundit për konfirmim të pjesëmarrjes ishte në fillim të javës.
Federata e Hendbollit e Kosovës e ka pasur të drejtën e prezantimit me tetë skuadra në Evropë, katër në konkurrencë të meshkujve e katër në konkurrencë të femrave.
Kampioni te hendbollistët, Besa Famgas, është paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Besa e ka pasur të drejtën e garimit në Ligën Evropiane (EHF European League), por ka vendosur për Kupën Evropiane.
Prej klubeve të hendbollistëve edhe Prishtina do të garoj në Kupën Evropiane.
Ndërkohë në konkurrencë të femrave në Kupën Evropiane do të garojnë kampioni, Ferizaj, fituesi i Kupës, Vushtrria si dhe nënkampioni dhe finalisti i kupës, Istogu.
Edhe Ferizaj si kampion e kishte të drejtën e garimit në Ligën Evropiane. Por ka vendosur që të garojë në Kupën Evropiane.
Në fakt për shkak të situatës së krijuar pas shfaqjes së COVID-19, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka miratuar kërkesën e federatës sonë që Besa e Ferizaj të garojnë në Kupën Evropiane. FHK-ja i është drejtuar EHF-së me kërkesë të klubeve në fjalë./arbresh.info.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...