Pesë shitje, dy blerje: Koeman synon ndryshime të mëdha në janar

22:08 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman nuk është fare i lumtur me skuadrën momentale.

Paraqitjet jo të mira në La Liga kanë shkaktuar të renditën në pozitën e 12-të në tabelë, përcjellë lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, Koeman në afatin e janarit synon të bëjë dy transferime të cilat janë Memphis Depay dhe Eric Garcia.

Dy lojtarët janë në vitin e fundit të kontratës, andaj lehtësisht do lejohen nga klubet momentale të largohen, por Barcelona duhet t’i shesë disa lojtarë për të realizuar transferimet.

Thuhet se tekniku holandez ka vendosur të shesë mbrojtësit Junior Firpo dhe Samuel Umtiti, mesfushorin Carles Alena, derisa edhe dyshja sulmuese Ousmane Dembele dhe Martin Braithëaite ndodhen në listë.

Dembele ka nisur të gjejë formën, mirëpo Koeman ende s’është bindur andaj do e lejojë të largohet ose së paku ta huazojë të ndonjë skuadër tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme