Google ADS

Pesë portierët më të shtrenjtë në histori, Kepa thyen rekordin dhe udhëheq listën

09:05 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

Spanjolli Kepa Arrizabalaga është portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit pas transferimi të tij nga Athletic Bilbao te Chelsea.

Gjatë mbrëmjes së të mërkurës Chelsea ka transferuar portierin spanjoll, Kepa nga Bilbao, duke befasuar të gjithë me shumë e paguar.

Portieri spanjoll i është bashkuar klubit nga Stamford Bridge për një shumë rekorde për një portier, 71 milionë funte (78.8 milionë euro).

Ky transferim ka bërë që Kepa ta thyej rekordin botëror në histori të futbollit duke u bërë portieri më i shtrenjtë ndonjëherë.

Pas tij vjen portieri brazilian, Alisson Becker, i cili u transferua këtë verë nga Roma te Liverpooli në Ligën Premier.

Becker fillimisht theu rekordin duke iu kushtuar Redsave rreth 65 milionë funte apo 73 milionë euro, por ky rekord u mbajt vetëm për disa javë.

https://twitter.com/brfootball/status/1027317151709900800?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1027317151709900800&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpese-portieret-te-shtrenjte-ne-histori-kepa-thyen-rekordin-dhe-udheheq-listen%2F

Në vendin e tretë si portieri më i shtrenjtë vjen braziliani i Manchester Cityt, Ederson, i cili nga Benfica erdhi për 35 milionë euro apo 39.85 milionë euro.

Legjenda italiane, Gianluigi Buffon është portieri më i shtrenjtë i epokës së vjetër, pasi transferimi i tij nga Parma te Juventusi ka kushtuar 32.6 milionë funte apo 36.20 milionë euro.

Top pesëshen e portierëve më të shtrenjtë në histori të futbollit e përmbyll transferimi i mbrëmshëm (e enjte) Thibaut Courtois, i cili i kushtoi Real Madridit 31 milionë funte apo 35 milionë euro. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme