Zinedine Zidane përsëri po përballet me kritika të forta pas një humbje tjetër dëmtuese në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk.
Tani Real Madridi seriozisht mund të eliminohet, por edhe të zbresë në Ligën e Evropës dhe kjo ka bërë që të shikohen disa nga gabimet që trajneri ka bërë.
Zidane ka fituar 11 trofe, përfshirë tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Liga Santander, por nuk do të kishte falje nëse ai do të drejtojë anijen e famshme “Los Blancos” në Ligën e Evropës.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptohet që shumë nga kjo rrëmujë është shkaktuar nga vetë Zinedine Zidane, ndrërsa mbetet të shihet nëse ende ruan respektin e lojtarëve dhe bordit, shkruan Marca që ia rendit edhe pesë ‘mëkate’ trajnerit.
Formacionet startuese
Ndryshimi i vazhdueshëm i lojtarëve ka qenë befasues, veçanërisht kur krahasohet me herën e tij të parë kur ishte në krye te ekipit.
Në vitin 2020 nuk ka qenë një 11-sh i vendosur më shpesh dhe rrotacionet kanë qenë të shumta me Toni Kroos që shpesh ulet në bankë.
Këmbëngulja e tij për t’ju marrë mundësinë të gjithëve pasi kalendar është i ngushtë, nuk ka funksionuar.
Vazhdon të fusë lojtarë që paraqiten dobët
Besimi i Zidane në Marcelo është në përpjesëtim të kundërt me paraqitjet e tij dhe statistikat sugjerojnë se ai nuk po i jep më asgjë skuadrës kur luan.
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...