Mefushori brazilian, Philipe Coutinho, ka vendosur të mos paraqitet më në fanellën e Livepoolit, pasi dëshiron të transferohet në Barcelonë.
Coutinho ka qenë në top formë këtë sezon për skuadrën e Jurgen Klopp dhe është një pikat kyçe e skuadrës.
25 vjeçari këtë sezon ka shënuar 12 gola në 18 paraqitje deri më tani, por si duket ai tashmë ka marr vendim që të mos luajë më për fanellën e famshme të Liverpoolit.
Ai nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për derbin e qytetin ndaj Evertonit, që do të zhvillohet këtë të premtë.
Tashmë mediat angleze kanë bërë një listë prej pesë futbollistëve, që mund të zëvendësojnë atë në mesfushën e Kloppit. /arbresh.info/
Dani Ceballos – Real Madrid / Talenti spanjoll u transferua këtë sezon në Santiago Bernabeu por nuk ka arritur të bëjë vend në formacionin e Zidane.
Thomas Lemar – AS Monaco / Lemar konsiderohet si zëvendësuesi adekuat i Coutinhos dhe besohet se ai pëlqen të skuadrën nga qyteti i Beatles.
Julian Draxler – PSG / Draxler me ardhjen e Neymar, ka humbur vendin në formacionin e PSG dhe pritet të largohet.
Gelson Martines – Sporting Lisboa / Martines ka ‘shpërthyer’ këtë sezon dhe ka një shpejtësi marramendëse dhe i përshtatet lojës së Klopp.
Manuel Lanzini – West Ham United / Lanzini është forca kreative e skuadrës së Ëest Ham dhe vlerësohet mjaftë lartë në futbollin anglez.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...