Arsenal në kohën e fundit ka bërë përmirësime të mëdha nën urdhrat e trajnerit, Mikel Arteta.
Pas disa fitoreve radhazi “Topçinjtë” janë afër për të hyrë në top katër, pozitë e cila të dërgon në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Por, nëse nuk arrihet kualifikimi në Ligën e Kampionëve ose Evropa Ligë, atëherë Arteta duhet të formojë një tjetër skuadër pasi disa nga yjet e tanishme mund të largohen.
Këta janë pesë lojtarët që në sezonin e ardhshëm mund të jenë duke luajtur për fanellën e ndonjë skuadre tjetër.
Pierre-Emerick Aubameyang:
Kapitenit të Arsenalit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ai ka pranuar se dëshiron të fitojë trofe në vitet e ardhshme, andaj ka shumë shanse që të largohet.
Real Madrid dhe Barcelona mbesin dy klubet më të interesuara për sulmuesin që këtë sezon ka shënuar 17 gola në Premierë Ligë.
Ainsley Maitaland-Niles:
Niles është afër për të bërë 100 paraqitje për Arsenalin që nga debutimi në vitin 2014, por nëse nuk luan në formacionin e parë, atëherë do largohet.
Henrikh Mkhitaryan:
Mkhitaryan është huazim te Roma dhe i ka impresionuar të gjithë me formën e duhur, andaj klubi italian ka vendosur ta mbajë në skuadër.
Matteo Guendouzi:
Thuhet se Arteta është i gatshëm ta lejojë francezin të largohet në mënyrë që të sjellë lojtarë të rinj, pasi nuk është i kënaqur me kualitetin e lojtarit.
Sokratis Papastathopoulos
Sokratis është emri i radhës në listën e Arsenalit që mund të shitet në fund të sezonit.
Ish-ylli i Borussia Dortmund ka dështuar të hyjë në formacionin e parë dhe thuhet se me shumë mundësi ky sezon është i fundit për të në “Emirates”./arbresh.info.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...