Arsenal dhe trajneri Mikel Arteta janë duke pasur probleme në afatin dimëror, pasi kapiteni Pierre-Emerick Aubameyang është duke kërkuar të largohet në muajin tjetër.
Sipas Football.London, dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid të interesuar për sulmuesin me prejardhje nga Gaboni, transmeton portali arbresh.info.
Nëse këto raportime janë të vërteta dhe Aubameyang dëshiron të largohet nga “Topçinjtë”, atëherë do ta lërë skuadrën me probleme në sezonin pranveror.
Zëvendësimi i Aubameyang është përafërisht i pamundur, por mediat angleze kanë zbuluar pesë lojtarët që mund të jenë adekuat për pozicionin e tij.
Jovic nuk ka arritur të tregojë kualitetin për shkak se Benzema është startues ndërsa është i lidhur me largimin nga “Santiago Bernabeu”.
Ylli i Lyonit është në formë të shkëlqyer dhe sipas raportimeve është nën vëzhgimin e shumë gjigantëve evropian.
Mallen këtë sezon ka qenë në formë të shkëlqyer me PSV duke shënuar 15 gola ndërsa transferimi në “Emirates” do kushtoi 50 milionë euro.
Zaha vazhdon të jetë i shumë kërkuar nga klubet angleze dhe një ndër to mbetet Arsenali
Dembele ka humbur vendin në skuadër që prej transferimit të Antoine Griezmann në afatin veror dhe gjithashtu vazhdon të vuajë nga lëndimet e shumta.
Kjo gjë ka bërë që të jetë i lidhur me largimin nga “Camp Nou” dhe transferimin në Premierë Ligë./arbresh.info.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...