Sylvinho publikoi të hënën (27 maj) listën preliminare me 27 lojtarët e ftuar për Euro 2024.
Kampionati Evropian që fillon më 14 qershor në Gjermani dhe përfundon më 14 korrik, do të sjellë një rrugëtim emocionues për kuqezinjtë tanë.
Selektori brazilian do të vendosë për listën finale më 7 qershor, derisa para se të shkojnë në Euro 2024 – do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore.
Natyrisht se lista e publikuar nga Sylvinho nuk kaloi pa u komentuar nga shumë analistë dhe tifozë të futbollit – sidomos lënia jashtë e Myrto Uzunit, Sokol Cikalleshit, Arbnor Mujës dhe Keidi Bares.
Por, kur shikojmë tek emrat që janë ftuar për të marrë pjesë në Evropian – bien në sy lojtarë që kanë luajtur edhe në Euro 2016 të mbajtur në Francë.
Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Naser Aliji dhe Amir Abrashi – ishin pjesëmarrës në Kampionatin Evropian të organizuar nga francezët.
Edhe në atë kohë, këta lojtarë ishin të pjekur si profesionist dhe Gianni de Biasi u besonte paraqitjeve të tyre, ndërsa tani të njëjtën gjë e ka bërë edhe Sylvinho.
Të mendosh se këta futbollistë kanë arritur të performojnë në nivele të larta për gati dhjetë vite dhe të marrin pjesë edhe në Euro 2024, është magjike dhe padyshim një rrugëtim emocionues edhe për ta.
Shqipëria ka një grup të vështirë, pasi përballet me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, duke shpresuar që të shkaktojë sensacion dhe të përfundojë së paku e dyta në grup.
Padyshim se vëmendja do të jetë e gjitha në grupin B, pasi tanët shihen si outsajderë – mirëpo do të shkojnë për të bërë mrekulli. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...