Sylvinho ka publikuar listën me 27 futbollistë të ftuar për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
Nuk kanë munguar befasitë në këtë listë, si për disa lojtarë që mungojnë ashtu edhe për rikthime të rëndësishme dhe lojtarë që janë ftuar për herë të parë.
Nga 27 futbollistë të ftuar, tetë futbollistë janë nga Kosova, një nga Lugina e Preshevës si dhe katër të tjerë nga Maqedonia e Veriut.
Interesant është fakti se pesë futbollistë nga kjo listë kanë filluar karrierën në futbollin kosovar, duke luajtur në Superligë para se të vazhdojnë karrierën në Evropë.
I pari është portieri Etrit Berisha, që e ka nisur karrierën te skuadra nga kryeqyteti kosovar 2 Korriku.
Në futbollin kosovar e ka nisur karrierën edhe Ardian Ismajli që ka luajtur për 2 Korrikun dhe Prishtinën.
Ndërkohë në mesfushë është Ylber Ramadani që ka luajtur për Ferizajn, Prishtinën dhe Dritën.
Nuk mungojnë edhe në repartin ofensivë dy emra që kanë nisur karrierën në futbollin kosovar.
Arbër Hoxha ka luajtur për Istogun, Prishtinën dhe Ballkanin, derisa gjilanasi Mirlind Daku ka bërë karrierë te Hajvalia, Llapi dhe Ballkani.
Nga 27 futbollistë, pesë prej tyre kanë dalë nga futbolli kosovar dhe tani kërkojnë shkëlqimin me fanellën kuqezi në Euro 2024.
Më 8 dhe 9 tetor do të organizohet festivali i filmit sporti...
Nobeli në Mjekësi u ndahet dy shkencëtarëve të mikroRNA-së
Pogba drejt rikthimit në fushë
Osmani takon homologun kroat: Mirënjohëse për mbështetjen e ...
Milaim Zeka, opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3
Kurti nesër pritet të takohet me kryetarët e komunave