Google ADS

Pesë lojtarë të Barcelonës rezultojnë pozitiv me coronavirus

14:10 | 2 Qershor 2020
A. B.

Pesë lojtarë të Barcelonës kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, mirëpo klubi ka vendosur të mbajë atë sekret.

Radio katalunase RAC1 ka raportuar se Blaugranasit kanë testuar lojtarët e skuadrës së parë për pandeminë botërore, derisa La Liga mendon rikthimin më 11 qershor.

Pesë lojtarëve nuk u është zbuluar emri nga mediumi, mirëpo që kanë treguar se lojtarët e kampionit të ligës spanjolle kanë rezultuar pozitiv me virus.

Bëhet e ditur se që të pesë anëtarët nuk kanë treguar shenja të infektimit me coronavirus, por pas testeve të bëra është mësuar një gjë e tillë.

RAC1 më tej raporton se janë edhe dy pjesëtarë të tjerë nga stafi që kanë rezultuar pozitiv, për t’u dërguar në vetëizolim.

Barcelona ka dështuar që të fsheh këtë informatë, e që mediumi katalunas që ka burime të afërta në klub u ka zbuluar atyre edhe emrat e lojtarëve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme