Cristiano Ronaldo ishte arsyeja pse sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, nuk u transferua këtë verë te Real Madridi.
Superylli i Madridit ka ndikim të madh kur bëhet fjalë për shënjestrat për transferim te gjiganti në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info. Si një figurë kryesore në fushë dhe jashtë fushës në Madrid, pikëpamjet e Ronaldos merren shumë parasysh.
Disa lojtarë me eksperiencë dhe të rëndësishëm të klubit si Sergio Ramos dhe Marcelo mund të kundërshtojnë reprezentuesin portugez. Megjithatë, përveç Karim Benzemas, Luka Modricit dhe Toni Kroosit gjithashtu, shumë pak lojtarë të tjerë kanë qëndrojnë në këtë nivel.
Thuhet se vetëm trajneri Zinedine Zidane dhe presidenti Florentino Perez kanë një rëndësi më të madhe në atë që thonë sesa Ronaldo. Por edhe atëherë, 32-vjeçari ia kalon atyre.
Një sulmues ka qenë në agjendën e Madridit pasi Gareth Bale dhe Benzema kanë pasur mjaftë vështirësi derisa forma e Ronaldos vazhdon të bie. Megjithatë, bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Ronaldo ka bllokuar shumë marrëveshje deri tani.
Ish sulmuesi i Barcelonës, Ibrahimovic ishte i lidhur me transferimin te klubi në Bernabeu. Pas lirimit nga Manchester United për shkak të lëndimit në ligante, Ibrahimovic ishte i lirë për të kaluar tutje.
Por, edhe pse pretendohej që suedezi mund të kalonte këtë verë sërish në La Liga, Ronaldo ishte kundër arritjes së tij.
Edinson Cavani është një tjetër shembull së fundmi në Ronaldo, i cili ia ndaloi transferimin.
Golashënuesi i PSG kishte një konflikt me bashkëlojtarin e ri, Neymarin, por gazeta e lartpërmendur shton që Ronaldo bëri të qartë se Madridi nuk do t’i ndihmonte asgjë për të zgjedhur konfliktet e rivalëve.
Kylian Mbappe është një tjetër lojtar i refuzuar nga Ronaldo, i cili e dinte që Zidane e sheh sensacionin francez si një kandidatë për Topin e Artë.
Gjatë sezoneve të mëparshme, dyshja e Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe Arturo Vidal ishin gjithashtu në listën e refuzuar të lojtarëve nga Ronaldo./arbresh.info/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...