Bakker është i vetmi lojtar që është larguar deri me tani nga kjo skuadër.
Teknikisht, Paris Saint-Germain ka shpenzuar vetëm 76 milionë euro këtë verë, pasi që ka transferuar Lionel Messin, Gianluigi Donnarumman, Sergio Ramosin dhe Georginio Wijnaldumin pa asnjë para.
Të vetmit transfer për të cilin ata është dashur ta bëjnë është obligimi për blerje të Danilos me rreth 16 milionë euro dhe 60 milionë euro që e kanë blerë Achraf Hakimin nga Interi.
Mirëpo, Fer Play Financiar po e trazon klubin pasi që prurjet e reja kanë paga të mëdha, që do të thotë se PSG duhet të largojë disa lojtarë para se afati kalimtar të përfundojë.
Sipas Le Parisien, klubi është duke kërkuar blerës për pesë lojtarë.
Lojtari që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është Thilo Kehrer, mbrojtësi qendror 24 vjeçar i cili vlerësohet 25 milionë euro nga Transfermarkt por është zgjidhje pas Marquinhos, Presnel Kimpembe dhe Ramosit, e që do të thotë se ai mund të largohet i pari.
Pablo Sarabia ishte startues për Spanjën në Euro 2020 por edhe ai mund të largohet. Vlerësohet me të njëjtin çmim, 25 milionë euro, pavarësisht se ka afër 30 vjet.
Julian Draxler është një tjetër lojtar i cili vlerësohet rreth 20 milionë euro. Ai nuk ka qenë startues i rregullt asnjëherë edhe pse është në Paris që katër vite.
Rafinha dhe Layvin Kurzawa e kompletojnë këtë liste e ku PSG shpreson që t’i largojë ata nga skuadra para 31 gushtit. /GazetaExprses/
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...