Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez pritet të largohet gjatë verës dhe janë pesë klube të interesuara.
Kiliani ka zhvilluar vetëm 70 minuta nën urdhrat e Simeone Inzaghit, andaj largimi është shumë i mundshëm.
Sanchez është ankuar në vikend për minutazhën e ulët sidomos pasi është lojtari më i paguar në klub.
Sipas Gazzetta dello Sport, pesë klube kanë interesim për ish yllin e Arsenalit.
Skuadrat nga La Liga, si Sevilla, Rayo Vallecano, Real Betis dhe Valencia janë duke vëzhguar situatën, por Sanchez nuk pranon zbritjen e pagës.
Raporti thotë se Sanchez kërkon kontratë trevjeçare me pagë të njëjtë.
Ish trajneri i Kilit, Jorge Sampaoli dëshiron ribashkimin me Sanchez, por ende nuk dihet nëse do arrijnë ndonjë marrëveshje me sulmuesin.
Inter ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë, por duan shitjen e Sanchez që nuk është në planet e Inzaghit.
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...