Pesë futbollistët më të shtrenjtë në Superligë, dy të parët i takojnë Prishtinës

08:19 | 18 Shtator 2021
A. B.

Ardhja e Besart Berishës ka bërë që Prishtina të bëhet klubi me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës në futboll.

Sipas Transfermarkt, FC Prishtina tashmë ka dy futbollistët më të shtrenjtë në ligë.

Qendërmbrojtësi Sodiq Atanda është futbollisti më i vlefshëm në Superligë me vlerë prej 400 mijë eurove, ndërkohë pas tij radhitet tani bashkëlojtari i tij te Prishtina, Besart Berisha me vlerë prej 350 mijë euro.

Në vendin e tretë gjendet Rron Broja i Dritës me vlerë 350 mijë, kurse pastij ësht Bianor Neto i Llapit me 300 mijë, aq sa ka edhe Agim Zeka i Dritës./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme