Google ADS

Pesë federatave të sportit u ndahen 298.000 euro

16:55 | 20 Prill 2017
Arbresh Info

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar të enjten memorandume të bashkëpunimit edhe me pesë federata tjera të sportit, duke përkrahur financiarisht këto federata për realizimin e planeve për vitin 2017, ku vlera e përgjithshme e përkrahjes arrin shumën e 298 mijë eurove.

Me 80 mijë euro për këtë vit do të mbështetet Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Tenisit do të përkrahet me 65 mijë euro, Federata e Ping-Pongut me 53 mijë euro Federata e Peshëngritjes me 63 mijë, ndërkaq Federata e Gjimnastikës me 37 mijë euro.

Duke nënshkruar memorandumet, MKRS-ja i ndihmon federatat për pavarësimin financiar të tyre në mënyrë që ato të sigurojnë ngritje cilësore.

Ministri Shala tha se MKRS-ja duke përkrahur federatat financiarisht, po punon për të ndihmuar sportin e Kosovës.

Ndërkaq, drejtuesit e federatave përkatëse vlerësuan se kjo formë e bashkëpunimit mes MKRS-së dhe federatave të tyre u mundëson menaxhim më të mirë të mjeteve financiare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme