E ardhmja e Cristiano Ronaldos është sërish në lajme pas krizës që po kalon Manchester United. Në Angli tashmë kanë filluar spekulimet mbi klubin e ri të yllit portugez.
Kriza sportive që po kalon United mund të prek edhe Ronaldon.
Prej disa ditësh po flitet për një largim të mundshëm të yllit portugez nga “Old Trafford”.
Sipas “Express”, nëse “Djajtë e Kuq” nuk kualifikohen në “Champions League” për edicionin e ardhshëm, ai mund të kërkoj transferimin te një tjetër skuadër.
Një “hendikep” për klubin anglez vetëm pak muaj pasi arritën të rikthejnë yllin portugez.
Ai tashmë janë në kërkim të një destinacioni, aq sa “The Sun” harton një listë me destinacionet e mundshme për ish-lojtarin e Juventusit.
Cristiano është duke trajtuar pesë alternativa për transferimin e tij.
E para është të shkoj te Manchester City, skuadër kjo që do t’i bashkohej në verë, para se të shfaqej United.
Një tjetër mundësi që përmend gazeta angleze do të ishte një rikthim në Real Madrid, megjithëse siç mëson “AS” ky nuk është një opsion.
Paris Saint-Germain është një tjetër mundësi për Ronaldon, me tifozët parisien dhe çdo tifoz të futbollit që do të donte ta shihte atë të lunate përkrah Messit.
Ndërsa dy opsione tjera shumë më pak të mundshme janë rikthimi te Sportingu në Portugali dhe transferimi në Amerikë te Inter Miami i David Beckham.
Deri tani, Ronaldo ka zhvilluar 12 paraqitje me Manchester United në të gjitha garat dhe ka shënuar nëntë gola./Arbresh.info
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...