Luka Modric u spekulua gjatë gjithë vitit të kaluar se kërkon të largohet nga Real Madridi.
Por, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe raportohet se kroati ka vendosur të përfundojë karrierën te Los Blancos.
Gazeta e përditshme spanjolle, AS ka renditur pesë arsyet kryesore që e kanë shtyrë mesfushorin të ndërroj mendim.
Në fakt, lojtarit 33-vjeçar i mbaron kontrata në verën e vitit të ardhshëm, por zyrtarët e kampionit botëror dëshirojnë ta kenë së paku deri në vitin 2022 lojtarin që u shpall më i miri në rruzullin tokësor, transmeton Telegrafi.
Një prej arsyeve kryesore thuhet se është familja dhe stabiliteti financiar, ku lojtari është i kënaqur me trajtimin që i bëhet në qytetin e Madridit.
Gjithashtu përfshihet edhe fitimi i “Topi i Artë”, ndërtimin e një trashëgimi të qëndrueshme, paga si dhe marrëdhënia e mirë me presidentin e Realit, Florentino Perez.
Ndryshe, Modric deri më tani ka pasur 188 paraqitje për ‘mbretërit’ duke shënuar 11 gola.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...